Kuvendi i Komunës së Prishtinës nesër me seancë të jashtëzakonshme
Foto: Laura Hasani

Kuvendi i Komunës së Prishtinës nesër me seancë të jashtëzakonshme

Aktuale December 29, 2025 - 22:20

Kuvendi i Komunës së Prishtinës ka thirrur seancë të jashtëzakonshme për të martën.

Sipas njoftimit, seanca ka të bëjë me propozim-vendimin për miratimin paraprak të listës së veçantë të pronave të paluajtshme të Komunës që planifikohen për dhënien në shfrytëzim në vitin 2026.

Seanca do të mbahet nga ora 11:00.