E konfirmon Osmani: Synoj edhe një mandat si presidente
Aktuale
December 29, 2025 - 17:12
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se synon të kandidojë sërish për postin më të lartë në vend.
Osmani theksoi se pret formimin e institucioneve të reja dhe paralajmëroi bisedime për mbështetje të kandidaturës së saj.
Ajo tha se synon të vazhdojë angazhimin politik, edhe nëse nuk zgjidhet presidente.
Osmani komentoi, gjithashtu, raportet me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, politikën e jashtme të Kosovës, marrëdhëniet me SHBA-në nën administratën Trump, dialogun Kosovë-Serbi dhe zbatimin e marrëveshjeve mes dy vendeve./Radio Evropa e Lire