Begaj uron Kurtin: Uroj që kjo votë të shndërrohet në përgjegjësi
Aktuale
December 29, 2025 - 13:47
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka uruar qytetarët e Kosovës për procesin demokratik zgjedhor dhe kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin për fitoren e arritur në zgjedhjet e djeshme të parakohshme parlamentare.
“Urime Kosovë! Urime Albin Kurti! Qytetarët e Kosovës shprehën vullnetin e tyre demokratik për institucione të reja që do të qeverisin vendin. Uroj dhe besoj që kjo votë të shndërrohet në përgjegjësi institucionale, për t’i dhënë Kosovës dhe qytetarëve të saj një të ardhme të begatë, të drejtë dhe evropiane”, ka shkruar Begaj në Facebook.