Pas fitores Kurti falënderon qytetarët: Puna vazhdon, siguria e begatia do të shtohen – na priftë e mbara!

Pas fitores Kurti falënderon qytetarët: Puna vazhdon, siguria e begatia do të shtohen – na priftë e mbara!

Aktuale December 29, 2025 - 12:49

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka falënderuar të gjithë qytetarët që i dhanë mbështetje atij dhe partisë që udhëheq në zgjedhjet e 28 dhjetorit, shkruan Zeri.info.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Kurti në veçanti ka falënderuar mërgatën, duke thënë se përkrahja e tyre vendimtare bëri që LVV-ja të fitojë këto zgjedhje, siç i quajti ai, sa madhështore, aq historike.

Reagimi i plotë i Kurtit, pa ndërhyrje:

Mirëdita të dashur qytetarë,

Në dhjetë ditë fushatë, dhjetëra mijëra duar të shtrënguara e mijëra dyer të hapura nga ju në qindra takime e tubime anembanë. Na pritët me ngrohtësi e besim, e për këtë ju falënderoj përzemërsisht. Jeni shumë, madje aq shumë sa shumicës nuk ua njohim e dimë emrin. Dhe, u angazhuat pa kursim për fitoren e VETËVENDOSJE!-s me partnerë, për fitoren tuaj.

Të dashur bashkatdhetarë që erdhët nga Evropa, Amerika e nga çdo cep i botës, ose që votuat me postë apo fizikisht pardje në ambasadat e konsullatat tona, u jemi mirënjohës përjetë për kontributin tuaj të pamatshëm për liri e shtet dhe komb, si dhe për përkrahjen vendimtare që e bëri fitoren në këto zgjedhje aq madhështore saqë historike.

Puna vazhdon, siguria e begatia do të shtohen. Na priftë e mbara!. /Zëri