Dejona Mihali: Do të thuhet gjithçka për këtë fitore, sepse e madhe shumë
Foto: Laura Hasani

Dejona Mihali: Do të thuhet gjithçka për këtë fitore, sepse e madhe shumë

Aktuale December 29, 2025 - 08:58

Koordinatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, ka thënë se fitorja e kësaj partie nuk është as rastësi e as aksident, por si pasojë e punës së madhe me ndershmëri.

“Me rëndësi të sqarohet që fitoret e Lëvizja Vetëvendosje këto 6 vite nuk kanë qenë as rastësi, as ‘aksident’ siç nuk kanë përtuar të na thonë shpesh. Ne punojmë. Shumë. Dhe ndershëm. Vërtet. Ne nuk dorëzohemi. Nuk lëshojmë pe. Ne dimë të themi Jo. Dhe mbi të gjitha e duam shumë Kosovën”, ka shkruar ndër të tjera Mihali.

Reagimi i plotë i Mihalit, pa ndërhyrje:

Do të thuhet gjithçka për këtë fitore. Sepse e madhe shumë.

Me rëndësi të sqarohet që fitoret e Lëvizja Vetëvendosje këto 6 vite nuk kanë qenë as rastësi, as "aksident" siç nuk kanë përtuar të na thonë shpesh.

Ne punojmë. Shumë. Dhe ndershëm.

Vërtet.

Ne nuk dorëzohemi. Nuk lëshojmë pe.

Ne dimë të themi Jo.

Dhe mbi të gjitha e duam shumë Kosovën. /Zëri