Sot, temperaturat deri në -7 gradë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se kjo javë do të karakterizohet nga mot kryesisht i vranët, me intervale të herëpashershme me diell, shkruan Zeri.info.
Sipas IHMK-së, vranësirat, vende-vende do të shoqërohen me fjolla të dobëta bore. Temperaturat do të shënojnë rënie të ndjeshme, duke sjellë net dhe mëngjese me acar, ndërsa era do të fryjë nga drejtime të ndryshme.
“Kujdes i shtuar i pjesëmarrësve në trafik për shkak të ngricave, të cilat në viset e larta mund të jenë prezente gjatë gjithë ditës”, bën të ditur IHMK-ja.
Gjatë ditës së sotme, e hënë, IHMK-ja ka parashikuar që të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale gjatë ditës do të lëvizin ndërmjet -7 e -4 gradë Celsius, ndërkaq ato maksimalet do të arrijnë në 1 e 4 gradë Celsius.
Era do të fryjë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1 deri në 6 metra për sekondë. /Zëri
Më poshtë jua sjellim grafikën me temperaturat minimale dhe maksimale për ditën e sotme në qytetet kryesore të vendit:
