Xhafer Tahiri: LDK-ja po humb sepse është larguar nga njerëzit e saj dhe nga populli
Aktuale
December 28, 2025 - 21:57
Ish-kryetari i degës së LDK-së në Vushtrri, Xhafer Tahiri ka thënë se kjo parti po humb pasi është larguar nga njerëzit e saj dhe nga populli.
Sipas tij kjo humbje nuk është rastësi por është pasojë e vendimeve të gabuara.
“LDK-ja po humb sepse është larguar nga njerëzit e saj dhe nga populli. Kjo humbje nuk është rastësi por është pasojë e vendimeve të gabuara Baza ka punuar, aktivistët kanë sakrifikuar, por zëri i tyre është injoruar. Kjo nuk është LDK-ja në të cilën jemi rritur. LDK nuk është pronë e askujt. Ajo duhet t’u kthehet anëtarëve, popullit, garës dhe guximit për të ndryshuar. Kush humb duhet të mbajë përgjegjësi. Unë jam në anën e atyre që kërkojnë ndryshim të vërtetë dhe rikthim të dinjitetit të LDK-së”, ka shkruar Tahiri.