Prioritetet e pritshme të qeverisë së re të Kosovës, sipas analistëve
Foto: Laura Hasani

Prioritetet e pritshme të qeverisë së re të Kosovës, sipas analistëve

Aktuale December 28, 2025 - 14:38

Lulzim Peci, nga Instituti Kosovar për Kërkim dhe Zhvillim të Politikave, thotë se prioritet kryesor për Qeverinë e re, që pritet të dalë pas zgjedhjeve të sotme, duhet të jetë riparimi i besueshmërisë me partnerët kryesorë ndërkombëtarë, si: SHBA-ja, BE-ja dhe NATO-ja.

Në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, ai thekson nevojën për një koordinim të disiplinuar, sidomos në fushat e sigurisë dhe dialogut me Serbinë, për të çuar përpara agjendën e Kosovës.

Në anën tjetër, Ilir Deda, ish-deputet, thotë se Qeveria e ardhshme duhet të fillojë menjëherë bashkëpunimin me shtetet e QUINT-it për tema të bllokuara, si: anëtarësimi në organizata ndërkombëtare dhe zbatimi i Asociacionit funksional për komunat me shumicë serbe.

Deda gjithashtu rendit si prioritet ndërtimin e një pakete socio-ekonomike për të stimuluar sektorin privat dhe rritjen e të ardhurave për qytetarët.