Kurti thotë se shansi për koalicion iku pa fajin e tyre
Aktuale
December 28, 2025 - 10:06
Pasi hodhi votën e tij, kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u pyet nëse do të ketë ndonjë koalicion të mundshëm pas rezultatit të sotëm zgjedhor, raporton Zeri.info.
Ai tha se për shkak të mungesës së një koalicioni, siç theksoi Kurti, pa fajin e tyre, po mbahen sot zgjedhjet e parakohshme.
“Unë kam ofruar koalicion në prillin dhe majin e këtij viti dhe ne jemi sot në zgjedhjet e parakohshme pikërisht pse u refuzua koalicioni. Andaj do të duhej që të kemi rezultat të qartë kësaj radhe me qenë se shansi për koalicion iku, pa fajin tonë”, tha Kurti. /Zëri