Në Himarë babadimri zbret nga qielli me parashutë [video]

Në Himarë babadimri zbret nga qielli me parashutë [video]

Aktuale December 25, 2025 - 14:44

Vjet nga deti, këtë vit nga qielli, kështu është shfaqur babagjyshi i Himarës në këtë vigjilje Krishtlindjesh.

Në këtë vigjilje Krishtlindjesh, Babagjyshi i Himarës është shfaqur ndryshe nga vitet e tjera, duke sjellë surprizë dhe emocione për fëmijët e qytetit. Nëse vitin e kaluar ai mbërriti nga deti, këtë vit Babagjyshi zbriti nga qielli me parashutë, duke krijuar një atmosferë festive dhe magjike në shëtitoren e bregdetit të Himarës. Dhjetëra fëmijë, të shoqëruar nga prindërit e tyre, u mblodhën për të përjetuar nga afër këtë moment të veçantë, ndërsa Babagjyshi shpërndau me dhjetëra dhurata.

Festimet vijuan me shfaqjen e teatrit të kukullave për fëmijë, e cila u ndoq me shumë të qeshura dhe argëtim. Në sallën “Neco Muko” u vu në skenë shfaqja “Tomi dhe Xheri”, një shfaqje edukative, argëtuese dhe interaktive, që përfshiu aktivisht fëmijët përmes situatave gazmore dhe mesazheve të rëndësishme.

Përmes humorit dhe lojës, aktivitet u kthye në një përvojë të veçantë për të vegjlit, të cilët reaguan me duartrokitje dhe entuziazëm. /a2cnn