Mesha e Krishtlindjes në Prishtinë, të pranishëm edhe Konjufca, Rama e Haxhiu
Aktuale
December 25, 2025 - 00:53
Në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë është mbajtur Mesha e Krishtlindjes.
Nën udhëheqjen e Ipeshkvit Dodë Gjergji, aty u bë thirrje që njerëzit të bëhen bashkë për paqe dhe drejtësi.
Përveç qytetarëve të shumtë, në meshë morën pjesë edhe personalitete nga sfera politike, si kryetari i Prishtinës Përparim Rama, ish-kryekuvendari Glauk Konjufca e Albulena Haxhiu./EO
