Në prag të Vitit të Ri, Policia në Prishtinë shpërndan dhurata për fëmijët
Aktuale
December 24, 2025 - 17:03
Festat e fundvitit janë një periudhë që sjellin kënaqësi te njerëzit, sidomos te fëmijët.
Për ta bërë më magjike këtë periudhë për fëmijët, Drejtori Rajonale e Policisë në Prishtina ka shpërndarë dhurata, shkruan Zeri.info.
Sipas njoftimit, ky aktivitet u realizua me mbështetjen e Këshillave Lokale për Siguri Publike.
“Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës ka realizuar sot një aktivitet simbolik për festat e fundvitit, duke shpërndarë dhurata për fëmijët.
Ky aktivitet u realizua me mbështetjen e Këshillave Lokale për Siguri Publike, të cilët i falënderojmë për bashkëpunimin dhe kontributin e tyre.
Policia e Kosovës u uron qytetarëve festat duke ju dëshiruar vit të mbarë”, thuhet në njoftim. /Zëri