Policia shpërndan dhurata për fëmijë në veri të Mitrovicës
Aktuale
December 24, 2025 - 15:07
Policia shpërndan dhurata për fëmijë në veri të Mitrovicës për të gjitha komunitetet.
“Dhuratat janë shpërndarë për fëmijët e të gjitha komuniteteve pa dallim, të cilët janë takuar me zyrtarët policorë, që shërbejnë si policë të lagjes. Dhuratat janë shpërndarë në pjesë të ndryshme të qyteteve që përfshinë rajoni i veriut”, njofton Policia.
Sipas njoftimit, qëllimi i shpërndarjes së dhuratave nga ana e zyrtarëve policorë është bërë që t’u tregohet fëmijëve se Policia e Kosovës tregon kujdes për gëzimin dhe lumturinë e tyre përveç kujdesit për siguri.