Komandanti i KFOR-it pret shefin e ushtrisë shqiptare, flasin për sigurinë në Kosovë e rajon
Foto: Facebook

Komandanti i KFOR-it pret shefin e ushtrisë shqiptare, flasin për sigurinë në Kosovë e rajon

Aktuale December 24, 2025 - 15:01

Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash, ka pritur sot në takim shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, gjenerallejtënant Arben Kingji, në Shtabin e KFOR-it në kampin Film City në Prishtinë.

Gjatë takimit, gjeneralët shkëmbyen pikëpamje mbi situatën e sigurisë në Kosovë dhe në rajon.

“Gjenerali Ulutash shprehu gjithashtu vlerësimin e tij të sinqertë për kontributin e vlefshëm të Shqipërisë në misionin KFOR”, tha misioni i NATO-s në një njoftim.

KFOR-i përsëriti se vazhdon të zbatojë mandatin e tij – duke u bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë.