Osmani uron Krishtlindjet
Aktuale
December 24, 2025 - 13:04
Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka uruar me rastin e Krishtlindjeve.
Osmani në urimin e saj ka shkruar se, në këtë festë drite e shprese, uroj nga zemra të gjithë besimtarët e krishterë që Krishtlindja t’u sjellë paqe në shpirt, dashuri në familje dhe shëndet në çdo shtëpi.
“Le të na bashkojë tradita jonë e respektit, solidaritetit dhe e mikpritjes, duke na dhënë forcë të ecim përpara së bashku, me besim, shpresë dhe mirëkuptim”.
“Gëzuar për shumë mot Krishtlindjen!”, shkroi Osmani. /Zëri