Haziri tregon nëse LDK-ja do të ketë “vija të kuqe” për LVV-në pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit
Foto: Laura Hasani

Haziri tregon nëse LDK-ja do të ketë “vija të kuqe” për LVV-në pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit

Aktuale December 23, 2025 - 21:55

Lëvizja Vetëvendosje në përpjekjet për zhbllokimin e situatës i është referuar për bashkëpunim Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Nismës, por që është refuzuar.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri u pyet nëse do të ketë ndryshim qasjesh pas zgjedhjeve apo do të ketë vija të kuqe për bashkëpunim, shkruan Zeri.info.

Për këtë Haziri u shpreh se procesi i ndërtimit të bashkëpunimit kalon në një proces të mirëbesimit dhe se LDK-ja nuk ka folur për “vija të kuqe” por për hendek politik.

“Nuk e zgjidh problemin as hendeku e as vijat e kuqe për fazën që po kalojmë, sepse bashkëpunimi duhet të ndërtohet me mirëbesim”, u shpreh Haziri në Kanal10. /Zëri