Konjufca thotë se falë qeverisjes së LVV-së, Kosova është më e sigurt

Konjufca thotë se falë qeverisjes së LVV-së, Kosova është më e sigurt

Aktuale December 23, 2025 - 20:59

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Galuk Konjufca ka treguar për punët që ka bërë Qeveria Kurti përgjatë pesë viteve sa e kishte pushtetin.

Sipas tij, ndër arritjet kryesore është investimi në ushtri dhe forcimi i institucioneve të sigurisë, shkruan Zeri.info.

Konjufca ndër tjera u shpreh se 300 milionë euro kanë përfituar fermerët.

“Kemi bërë shumë për mirëqenien e familjeve kosovare, se sa marrin të ardhura ata.Gjatë këtij mandati dy herë u rrit koeficienti i pagave në sektorin publik, u rrit po ashtu edhe paga minimale,si dhe ka pasur ndihmë të madhe për nënat që lindi”, u shpreh Konjufca në Kanal10.

Konjufca pretendon se falë politikës së Vetëvenosjes është më e sigurtë, kufijtë janë më të sigurtë. /Zëri