Aktakuza ndaj Shpend Ahmetit, kështu e kishte deklaruar pasurinë në vitin 2022
Foto: Laura Hasani

Aktakuza ndaj Shpend Ahmetit, kështu e kishte deklaruar pasurinë në vitin 2022

Aktuale December 23, 2025 - 18:14

Ish-kryetari I Prishtinës, Shpend Ahmeti përballet me aktakuzën nga Prokuroria Speciale e Kosovës për mosraportim ose raportim të rremë të pasurisë.

Prokuroria Speciale ka njoftuar se i pandehuri Ahmeti ka paraqitur deklarata të pasakta të pasurisë.

“I pandehuri akuzohet se, nga viti 2018 e në vazhdimësi deri në vitin 2022, në cilësinë e Kryetarit të Komunës së Prishtinës, me dashje ka paraqitur deklarata të pasakta të pasurisë, përkatësisht duke mos

deklaruar deponimet në para të gatshme, të realizuara personalisht gjatë viteve përkatëse”.

Sipas aktakuzës, shuma e përgjithshme e mjeteve të padeklaruara arrin vlerën prej 172,600.00 euro.Ndërkaq, Ahmeti në deklarimin e pasurisë në Agjencinë kundër Korrupsionit të dorëzuar më 5 janar të vitit 2022, kishte raportuar 2 mijë e 800 euro para të gatshme në bankë.

Image

Ndërkaq, Ahmeti në deklarimin e pasurisë në Agjencinë kundër Korrupsionit të dorëzuar më 5 janar të vitit 2022, kishte raportuar 2 mijë e 800 euro para të gatshme në bankë.

Image