Shala: Asnjë parti politike nuk ofron qasje gjithëpërfshirëse në qeverisje të mirë dhe sundim të ligjit
Foto: Laura Hasani

Shala: Asnjë parti politike nuk ofron qasje gjithëpërfshirëse në qeverisje të mirë dhe sundim të ligjit

Aktuale December 23, 2025 - 17:22

Hulumtuesi i Instituti i Kosovës për Drejtësi, Gzim Shala, ka dhënë detaje nga raporti i publikuar këtë të martë “Qeverisja e mirë dhe sundimi i ligjit në programet e partive politike për zgjedhjet e 28 dhjetorit”.

Shala në Dukagjin, u shpreh se ky raport nxjerr në pah se asnjë nga programet politike nuk ofron një qasje gjithëpërfshirëse, të strukturuar dhe të matshme për avancimin e qeverisjes së mirë dhe sundimit të ligjit, njofton Dukagjini.

“Sot IKD-ja e ka publikuar një raport për këtë çështje ku kemi prezantuar se si janë qasur programet e partive politike qeverisjes së mirë dhe sundimit të ligjit. Vlerësimi është bërë në bazë të 10 indikatorëve të aplikuar në mënyrë uniforme në raport me programin e katër partive më të mëdha në Kosovë – NISMA nuk ka publikuar fare program. Bazuar në gjetjet e IKD-së si në fushën e qeverisjes së mirë e si në fushën e sundimit të ligjit asnjë prej partive politike nuk ofron qasje gjithëpërfshirëse në lidhje me premtimet apo fushat që i synojnë ti drejtoj në kuadër të qeverisjes së mirë apo sundimit të ligjit”, u shpreh Shala.

Megjithatë, Shala u shpreh se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka dalë më mirë në këtë aspekt nga partitë tjera meqë ka mbledhur 13 pikë.

Shala, mes tjerash, u shpreh se partitë politike nuk i kanë pjesë të planprogramit as çështjet që i diskutojnë në debate televizive dhe se asnjëra nga partitë nuk e ka Vetingun si pjesë të programit.