Zemaj: Me 42% të votave, LDK-ja do ta formonte qeverinë për tri ditë
Foto: Laura Hasani

Zemaj: Me 42% të votave, LDK-ja do ta formonte qeverinë për tri ditë

Aktuale December 23, 2025 - 13:23

Ish-deputeti nga radhët e LDK-së, Armend Zemaj, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e paaftë për të krijuar partneritet me një parti tjetër.

Zemaj ka deklaruar se po t’i kishte LDK-ja 42% të votave, brenda tri ditësh do ta kishte formuar Kuvendin dhe Qeverinë e Kosovës.

Ai ka kritikuar Kurtin, që sipas tij po dëshiron një qeveri pa marrëveshje politike.

“Këtu tregon që LVV-ja është e paaftë me ndërtua partneritet, po t’i kishte LDK-ja 42% brenda tri dite do ta kishte Kuvendin dhe Qeverinë e re të Kosovës, Kurti ka dashtë një qeveri pa deputet dhe pa marrëveshje politike, dhe ta bëjë pushtetin ashtu siç e mbajti për 10 muaj në mënyrë jo ligjore duke e shkelur ligjin çdo ditë. Ne po flasim për një njeri që funksionin me dy standarde sipas interes të vet ditor politik, kërkesa jonë për me e udhëheq Kosovën është me vizion, është me program, tematike, zhvillimore, ne nuk merremi me politika ditore”, ka deklaruar Zemaj në Tëvë1.