Kurti shkruan për katër njohjet që ia solli Kosovës angazhimi i presidentes Osmani
Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka shkruar për katër njohjet që i erdhën Kosovës gjatë këtij viti.
Kurti ka shkruar se edhe më të rëndësishme këto njohje i bën fakti se ato erdhën pas një kohe kur më shumë flitej për rrezikun nga të ashtuquajtura çnjohje sesa për mundësitë e njohjeve të reja.
“Katër njohje brenda një viti. Hera e fundit kur kjo kishte ndodhur ishte para më shumë se një dekade. Njohjet e reja dhe fuqizimi i subjektivitetit ndërkombëtar janë sukses i shtetit dhe Republikës. Edhe më të rëndësishme këto njohje i bën fakti se ato erdhën pas një kohe kur më shumë flitej për rrezikun nga të ashtuquajtura çnjohje sesa për mundësitë e njohjeve të reja”, ka shkruar Kurti, duke shtuar se lajmet e mira për vendin janë lajme të mira për të gjithë qytetarët.
Kujtojmë se katër njohjet e fundit i kishte prezantuar presidentja Vjosa Osmani, ku kishte deklaruar se ato kanë ardhur falë angazhimit të presidencës. /Zëri