Nesër do të bllokohet rruga në fshatin Kurshumli, QKMK-ja me thirrje për evitim
Aktuale
December 23, 2025 - 11:43
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se nesër do të bllokohet segmenti rrugor në fshatin Kastrat të Kurshumlisë në Serbi.
“Duke u bazuar në burimet e hapura - mediat online, më datë 24 dhjetor 2025 është paralajmëruar bllokadë e rrugës, nga banorët lokalë në segmentin rrugor, në fshatin Kastrat të Kurshumlisë (SRB), nga ora 11.50 deri në orën 15.50”, ka njoftuar nga Qendra.
Qendra ka bërë thirrje për udhëtarët të evitojnë këtë pjesë rrugore, duke shfrytëzuar rrugë alternative.