ATK-ja pezullon zyrtarin që u arrestua
Aktuale
December 23, 2025 - 11:34
Administrata Tatimore e Kosovës [ATK] ka pezulluar zyrtarin e saj të arrestuar nga policia.
ATK-ja ka thënë se për pezullimin ka vepruar menjëherë në përputhje me kornizën ligjore në fuqi.
“Zyrtari i përfshirë është pezulluar nga detyra deri në përfundimin e procedurave nga organet kompetente të drejtësisë”.
“Administrata Tatimore e Kosovës rithekson se integriteti institucional dhe respektimi i ligjit janë parime thelbësore të punës së saj. ATK-ja mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe adresimin e çdo forme të keqpërdorimit dhe korrupsionit, me qëllim ruajtjen e transparencës dhe besimit të qytetarëve dhe tatimpaguesve”, thuhet në njoftim. /Zëri