Institucionet parashkollore në Prishtinë, në pushim për disa ditë
Aktuale
December 23, 2025 - 11:13
Institucionet parashkollore në Prishtinë do të jenë në pushim nga data 31 dhjetor 2025 deri më 7 janar 2026.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka aprovuar kërkesën që institucionet parashkollore të jenë në pushim për disa ditë.
Sipas njoftimit, ky pushim është i planifikuar për të kryer punë të rëndësishme teknike dhe higjieno-sanitare, duke përfshirë dezinfektimin dhe deratizimin, që nuk mund të bëhen gjatë pranisë së fëmijëve dhe stafit.
"Qëllimi i pushimit është ruajtja e sigurisë dhe shëndetit të fëmijëve dhe personelit arsimor", thuhet në njoftim.
