Pas “Javelin”-it amerikan, FSK-ja pajisjet me antitankun gjerman “Panzerfaust 3”
Foto: Laura Hasani

Pas “Javelin”-it amerikan, FSK-ja pajisjet me antitankun gjerman “Panzerfaust 3”

Aktuale December 23, 2025 - 08:20

Në dy muajt e parë të vitit të ardhshëm në duart e Ushtrisë së Kosovës pritet të arrijnë porositë e para të antitankut të sofistikuar gjerman, “Panzerfaust 3”.

Image

Përpos 246 antitankeve amerikane, "Javelin", ushtria e Kosovës në dispozicion do të ketë edhe një antitank tjetër të sofistikuar, nga një shtet i fuqishëm, anëtar i NATO-s.

Burime të TV Dukagjini, brenda Ministrisë së Mbrojtjes e kanë konfirmuar se antitanku gjerman, “Panzerfaust 3” shumë shpejt do të jetë në duart e ushtrisë sonë.

Të gjitha procedurat me Gjermaninë janë përmbyllur dhe gjatë janarit ose muajit shkurt në vitin që po hyjmë, anti-tankët e parë gjermanë pritet të arrijnë në Kosovë.

Sa do të jetë numri i tyre nuk dihet, por për që janë shumë të fuqishme dhe shumë të rëndësishme në botën ushtarake as që ka dyshim.

Anti-tanku, “Panzerfaust 3” mund të bartet lehtë në duar nga secili ushtar i përgatitur për përdorim.

Image

Antitanku aktiviziohet nga një person e cili e bart armën në duar, dhe për të qindtën e sekondës shkatërron mjete të blinduara si tanke moderne, mjete luftarake këmbësorie dhe automjete të blinduara luftarake, bunkerë, fortifikime, ndërtesa e infrastrukturë ushtarake.

Anti-tanku gjerman me shkurtesën, “PZF” me gjatësi 120 cm, peshon 13 kg. Me antitankun gjerman mund të qëllohet me lloje të ndryshme të municionit, varësisht nga objektivi.

Vetë kalibri 110 mm i predhës i cili ativizohet nga hedhësi 60 mm flet për fuqinë shkatërruese që ka

Shpejtësia fillestare e predhës është 165 m/s, dhe ajo mund të depërtojë në veturën e blinduar deri në 700 mm trashësi.

Në betone ose bunkere të blinduar dhe të fortifikuara me beton e armaturë, ajo depërton deri në 240 mm thellësi. Arma mund të përdoret nga një ushtar i vetëm për të goditur objektiva në lëvizje deri në 300 metra distancë, dhe objektiva statike deri në 400 metra.

Disa versione të këtij antitanku me të cilin janë të pajisura shtete si Gjermania, Japonia, Holanda, Zvicra, Belgjika, Italia e shtete tjera, ka rreze efektive deri në 600 metra distancë ndaj objektivit në lëvizje.