Xhavit Haliti-14 i PDK-së: Bashkë, për UÇK-në, për nderin e dëshmorëve
Aktuale
December 21, 2025 - 19:06
Kandidati për deputet nga PDK-ja, Xhavit Haliti, ka ndarë një foto ku shihet me ish-komandantin e përgjithshëm të UÇK-së, Azem Syla, veprimtarin e shquar Nait Hasanin dhe kryetarin e komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.
"Me Dajën, Ramizin dhe Naitin, emra që mishërojnë UÇK-në, lirinë dhe atdhedashurinë.
Bashkë, për vlerat e luftës, për nderin e dëshmorëve dhe për të ardhmen e brezave tanë", ka shkruar Haliti në llogarinë e vet në Facebook.
Xhavit Haliti mban numrin 14 në listën e PDK-së.