Ambasada e SHBA-së paralajmëron qytetarët shqiptarë: Mashtrimi përmes martesës, krim federal
Aktuale
December 21, 2025 - 14:30
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka lëshuar një njoftim për qytetarët shqiptarë, ku thuhet se mashtrimi për martesë është një krim federal.
Ambasada bën thirrje që të zgjedhin një proces të ligjshëm për të hyr në SHBA, shkruan Zeri.info.
“Mashtrimi për martesë është një krim federal në Shtetet e Bashkuara dhe mund të çojë në dënime serioze. Gjithmonë zgjidhni një proces të ligjshëm emigracioni për të hyrë në vend dhe për të siguruar dokumentacionin e duhur”, thuhet në njoftim ./Zëri