Ulutash: Përveç mandatit, KFOR-i siguron paqe dhe mbështet dialogun Kosovë–Serbi
Foto: Laura Hasani

Ulutash: Përveç mandatit, KFOR-i siguron paqe dhe mbështet dialogun Kosovë–Serbi

Aktuale December 21, 2025 - 09:57

Komandanti i KFOR-it në Kosovë, Ozkan Ulutash, deklaroi se derisa vazhdojnë ta përmbushin mandatin e tyre, përqendrohen  të sigurojnë edhe hapësirë për dialogun politik.

Ai tha se aktivitetet ditore të KFOR-it janë pjesë përkrahëse për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

“Derisa vazhdojmë të përmbushim mandatin tonë afatgjatë të OKB-së, ne përqendrohemi të sigurojmë edhe hapësirën për dialogun politik. Në këtë aspekt, aktivitetet ditore të KFOR-it janë pjesë përkrahëse për dialogun e lehtësuar të BE-së ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, deklaroi ai në një intervistë për Tëvë1.

Ndërkohë, tha se dialogu i ndërmjetësuar nga BE ofron kornizën për të adresuar çështjet e pazgjidhura për të mirën e qytetarëve.

“Dialogu ofron kornizën për të adresuar çështjes e pazgjidhura për të mirën e të gjithë njerëzve. Në këtë pikë nuk do të spekuloja në çfarëdo skenari hipotetik për të ardhmen, por KFOR-i mbetet i fokusuar për të implementuar mandatin e OKB-së bazuar në rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurisë të OKB-së për të siguruar mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit të jetojnë në Kosovë gjatë gjithë kohës dhe paanshëm dhe në koordinim të afërt me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in në rolet e tyre respektove si përgjegjës për sigurinë. Ne do të sigurohemi që misioni ynë të jetë gjithmonë i bollshëm dhe i furnizuar  për të vazhduar implementimin e mandatit tonë”, deklaroi Ulutash.