Punëtorët e KEK-ut protestojnë përsëri të mërkurën
Foto: Laura Hasani

Punëtorët e KEK-ut protestojnë përsëri të mërkurën

Aktuale December 19, 2025 - 20:05

Sindikata e re e KEK-ut ka njoftuar se do të protestohet përsëri të mërkurën pranë zyrave qendrore të kompanisë në Prishtinë.

Në njoftim thuhet se kërkesat tashmë janë të njohura por nuk ka përgjigje konkrete dhe serioze nga menaxhmenti e institucionet.

“Më datë 24.12.2025, duke filluar nga ora 11:00, do të organizohet protestë para zyrave qendrore të KEK-ut në Prishtinë. Kjo protestë organizohet për realizimin e kërkesave tashmë të njohura të punëtorëve, të cilat vazhdojnë të mbesin të paadresuara”, njoftohet nga sindikata.

Punëtorët e KEK-ut kërkojnë paga dinjitoze e pagën e 13-të.