Gjermania riafirmon mbështetjen e fortë për KFOR-in

Gjermania riafirmon mbështetjen e fortë për KFOR-in

Aktuale December 19, 2025 - 12:55

Sot, në Konferencën e Shteteve Kontribuuese të Forcave KFOR, i ngarkuari me punë i Ambasadës Gjermane në Kosovë, Christian Böttcher, riafirmoi mbështetjen gjermane për KFOR dhe NALT (“NATO Advisory and Liaison Team” – Ekipi Këshillues dhe i Ndërlidhjes i NATO-s).

“Ushtarët tanë luajnë një rol jetik në sigurimin e një mjedisi të sigurt dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë. Angazhimi i tyre është një simbol i fuqishëm i paqes dhe bashkëpunimit në Evropë. Ne shprehim falënderimet tona më të sinqerta për të gjithë ata që shërbejnë në këto misione për përkushtimin dhe shërbimin e tyre|, thuhet në njoftim të Ambasadës Gjermane në Kosovë.