LDK-ja për heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës: Kjo qeveri s’do të duhej ta sillte shtetin në këtë situatë
Foto: Laura Hasani

LDK-ja për heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës: Kjo qeveri s’do të duhej ta sillte shtetin në këtë situatë

Aktuale December 18, 2025 - 11:05

Ish-deputeti, njëherësh kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka thënë se lajmi për heqjen e masave të Bashkimit Evropian ndaj shtetit të Kosovës do të ishte i mirë nëse materializohet me afatet që u përmendën.

Megjithatë, Mustafa në konferencën për media tha se e mira do të ishte që Qeveria nën udhëheqjen e Vetëvendosjes, e që në krye ka Albin Kurtin, nuk do të duhej ta sillte Kosovën në një izolim e me ndëshkime të aleatëve të saj, e madje as ta fuste në një listë të ngushtë me Bjellorusinë.

Image

 

“Nëse materializohet në afatin kohor që u cek mbrëmë, do të ishte lajm i mirë për Kosovën, fatkeqësia më e madhe është se Kosova viteve të kaluara përfundoi e izoluar, e sanksionuar nga BE-ja, aty është thelbi i çështjes, aty është thelbi i problemit, është veç kësaj e kësaj qeverisje në vitet e fundit duke e izoluar vendin nga partnerët kryesor e aleatët historik të vetë shtetit të Kosovës. Me SHBA-në që pati ndëshkime, por edhe nga Bashkimi Evropian. E përsëri dhe një herë, nëse kjo materializohet në afatin që u cek mbrëmë, është lajm i mirë. Por fatkeqësia është se nuk duhet të kishim ardhur fare në këtë pozitë. Në do të duhej të flisnim se si në 2025-n, 2026-n Kosova avancon drejt integrimit të Bashkimit Evropian, Kosova do të duhej të ishte shtet normal që u bashkohet familjeve perimore drejt BE-së e jo të flasim që Kosova me shpresë që do të dalë nga izolimi e sanksionimi i BE-së. Nuk do të duhej fare ta sillte Kosovën këtë situatë. Kjo qeveri nuk do të duhej ta sjelltë Kosovën në një situatë të tillë e të jetë në një listë të ngushtë me Bjellorusinë”, tha Mustafa para mediave.