Osmani përmbledh me një video pjesëmarrjen në Samitin e BE-së: Takimet sollën rezultate konkrete për Kosovën

Osmani përmbledh me një video pjesëmarrjen në Samitin e BE-së: Takimet sollën rezultate konkrete për Kosovën

Aktuale December 18, 2025 - 10:20

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përmbledhur me një video pjesëmarrjen e saj në Samitin BE- Ballkan Perëndimor, i cili u mbajt dje në Bruksel.

Osmani ka shkruar se ky Samit solli rezultate konkrete për vendin, duke iu referuar vendimit për heqjen e të gjitha masave ndaj Kosovës që BE-ja i kishte vendosur, transmeton Zeri.info.

“Takimet intensive gjatë Samitit BE – Ballkan Perëndimor në Bruksel sollën rezultate konkrete për vendin tonë. Më në fund u mor vendimi që të hiqen masat e padrejta të vendosura ndaj Kosovës. Falënderoj përzemërsisht liderët e Bashkimit Evropian, si dhe të gjithë partnerët tanë, për vlerësimin e angazhimit të palodhur të Kosovës”, shkroi Osmani. /Zëri