Haziri: Kësaj here kryeministri dhe presidenti dalin nga zyrat e LDK-së
Aktuale
December 18, 2025 - 08:48
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, tha se qeveria pas 28 dhjetorit do të kalojë nga LDK-ja.
“Kësaj here kryeministri del nga zyrat e LDK-së, presidenti kalon nga zyrat e LDK-së, jam i bindur kjo është ajo që e pres prej qytetarëve”, tha ai.
Ai tha se është e drejtë e qytetarëve nëse vendosin që Vetëvendosjen ta sjellin sërish në pushtet.
Megjithatë, nëse LDK-ja del fituese, ai dha një zotim.
“LDK-ja ka mundësi dhe kapacitete me ndërtua për 24 orë qeverisje funksionale në këtë vend”, tha ai.