Selmanaj: Mungesa e Agim Veliut në listë, gabim i madh për LDK-në
Foto: Laura Hasani

Selmanaj: Mungesa e Agim Veliut në listë, gabim i madh për LDK-në

Aktuale December 17, 2025 - 23:51

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Driton Selmanaj, ka folur për zgjedhjet e 28 dhjetorit dhe për përbërjen e listës së LDK-së ku, nuk është përfshirë Agim Veliu.

Selmanaj ka vlerësuar lart kontributin e Veliut në parti dhe në institucionet publike, duke e konsideruar mungesën e tij në listë si një gabim të madh.

“Është e vërtetë që ka prurje të reja, është e vërtetë që në këtë listë mungon Agim Veliu. Unë me të vërtetë nuk kam arritur të kuptoj as në herën e parë e as tash pse z. Veliu nuk është në listë. Për mua, si Driton, vlerësime maksimale për gjithë punën e tij në LDK para luftës, gjatë luftës dhe pas luftës, dhe kur ka marrë përgjegjësi institucionale, qofshin në komunë e Podujevës, qofshin në nivel nacional”, ka thënë Selmanaj.

Ai ka shtuar se Veliu duhet të ishte pjesë aktive dhe në krye të çdo procesi të LDK-së.

“Mendoj që Agim Veliu duhet të ishte në ballë të çdo angazhimi që LDK-ja ka pasur, edhe në ato momente kur LDK-ja nuk ka pasur momentet më të mira të saj. Mungesa e tij në listë është gabim i madh i kujdo që e ka nis dhe e ka përfunduar procesin”, ka theksuar Selmanaj./teve1