Osmani në Bruksel: Të hiqen plotësisht masat e BE-së ndaj Kosovës

Osmani në Bruksel: Të hiqen plotësisht masat e BE-së ndaj Kosovës

Aktuale December 17, 2025 - 17:17

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim në Bruksel me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, të cilën e ka falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme ndaj integrimit evropian të Kosovës.

Osmani ka bërë të ditur se, pas njoftimit për heqjen e pjesshme të masave ndaj Kosovës, ka ritheksuar domosdoshmërinë e heqjes së tyre të plotë, duke theksuar se të gjitha kushtet e vendosura nga Bashkimi Evropian tashmë janë përmbushur nga institucionet e Kosovës.

Ajo ka theksuar se Kosova do të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me Përfaqësuesen e Lartë Kallas dhe me të gjithë partnerët ndërkombëtarë, deri në heqjen e plotë të masave dhe avancimin e mëtejshëm të rrugës evropiane të vendit.

Osmani ka ritheksuar se integrimi evropian mbetet prioritet strategjik i Kosovës dhe se trajtimi i barabartë në raport me vendet e tjera të rajonit është i domosdoshëm për stabilitetin dhe perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.