Eurostat: Në Shqipëri vetëm 3.2 % e fëmijëve nuk ndjekin shkollën

Eurostat: Në Shqipëri vetëm 3.2 % e fëmijëve nuk ndjekin shkollën

Aktuale December 15, 2025 - 22:06

Shqipëria ka përqindjen më të ulët të të rinjve të cilët nuk ndjekin shkollën në moshën 15 vjeç e lart. Të dhënat e Eurostat dhe INSTAT tregojnë se në vendin tonë përqindja e popullsisë së moshës 15 vjeç e lart që nuk ka ndjekur asnjëherë shkollën është 3.2 për qind, afro 10 herë më pak se Europa.

Po ashtu, Shqipëria paraqitet me shifra shumë të ulëta të braktisjes së shkollës në grupmoshën 15–34 vjeç dhe në krahasim me vendet e rajonit si Maqedonia e Veriut apo edhe Italia.

Greqia ka nivelin më të ulët të braktisjes së shkollës tek të rinjtë me 2.2%, e ndjekur nga Shqipëria me 3.1%, Maqedonia e Veriut me 6.4% dhe Italia, e cila ka shifrën më të lartë me 8.1%.Të dhënat e Eurostat tregojnë se 14.2% e njerëzve të moshës 15–34 vjeç në BE kanë braktisur arsimin ose trajnimin formal të paktën një herë gjatë jetës së tyre.

Shkallët më të larta të braktisjes u regjistruan në Holandë (32.2%), Danimarkë (27.1%), Luksemburg (24.8%) dhe Estoni (24.4%).

Në të gjitha nivelet e arsimit (të ulët, të mesëm dhe të lartë), arsyeja më e zakonshme për mospërfundimin e një programi arsimor ishte se nuk i plotësonte pritjet ose ishte shumë i vështirë. Kjo u pasua nga arsye të tjera familjare ose personale dhe preferenca për punë./ Tv Klan