Komuna e Kamenicës ndalon pirjen e duhanit në oborret e institucioneve publike
Foto: Zëri / Ilustrim

Komuna e Kamenicës ndalon pirjen e duhanit në oborret e institucioneve publike

Aktuale December 15, 2025 - 13:25

Ky ndalim vlen për punonjësit, qytetarët, vizitorët dhe personelin e institucioneve vartëse.

“Obligohet Drejtoria e Administratës së Përgjithshme që, brenda 10 ditëve nga hyrja në fuqi e kësaj Urdhërese, të caktojë hapësira të veçanta të jashtme të destinuara për pirjen e duhanit për të gjitha institucionet publike, si dhe të njoftojë të gjithë punonjësit e institucioneve përkatëse për zbatimin e kësaj urdhërese, duke siguruar që hapësirat e caktuara të jenë të vendosura në distancë të sigurt nga hyrjet, daljet, dritaret dhe zonat e qarkullimit të qytetarëve, të pajisen me sinjalistikë të qartë dhe të mirëmbahen në mënyrë të rregullt nga institucioni përgjegjës”, thuhet në urdhëresë.

Komuna e Kamenicës u bën thirrje të gjithë qytetarëve për bashkëpunim dhe respektim të kësaj urdhërese, në interes të shëndetit publik dhe krijimit të mjediseve më të pastra dhe më të sigurta për të gjithë.

Urdhëresa, e cila hyn në fuqi që sot, thuhet se është nxjerrë në interes të mbrojtjes së shëndetit publik.