Izmaku: Nëse Nisma s’është pjesë e Kuvendit, Kosova do të jetë përsëri në krizë
Kandidatja për deputete nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, deklaroi se nëse ky subjekt politik nuk bëhet pjesë e Kuvendit pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, sipas saj, Kosova do të shkojë sërish në krizë.
Izmaku tha se Nisma është ajo parti që bën diferencën në Parlament.
“Nëse Nisma nuk do të jetë pjesë e Kuvendit, vendi do të jetë përsëri në krizë, sepse Nisma e bën diferencën në Kuvend”, u shpreh ajo.
“Besoj që votuesi kosovar, votuesi ynë është jashtëzakonisht politik dhe e akcepton kur synim i një lidershipi e ka një qëllim shumë më të madh se një votë personale. Lideri Limaj e ka shfaqur në të gjitha intervistat, edhe ne vartësit e tij e kemi treguar se qëllimi nuk është me mbizotërua në skenën politike, por duhet të bëhet pak më shumë, sepse realisht Kosova nuk e ka luksin sot me pas tentativën me mbizotërua në skenën politike, por me qenë pjesë e zgjidhjes së problemit”, tha ish-deputetja në Klan Kosova.