Hoti e quan Osmanin “favorizuese dhe përçarëse”, pas vizitës së saj te Peci
Foto: Laura Hasani

Hoti e quan Osmanin “favorizuese dhe përçarëse”, pas vizitës së saj te Peci

Aktuale December 15, 2025 - 12:27

Shkuarja e presidentes Vjosa Osmani në Mitrovicë, për ta uruar ish-bashkëthemeluesin e partisë, Faton Pecin, për marrjen e mandatit si kryetar komune, është shkelje e hapur e rolit kushtetues.

Kështu thotë ish-kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti.

Vizita që Osmani ia bëri sot Faton Pecit, sipas Hotit, nuk përfaqëson unitet, por favorizime dhe përçarje.

“Kur Presidentja zgjedh kë të urojë sipas afërsisë partiake, Zyra e Presidentit shndërrohet në zyrë politike. Shkuarja në Mitrovicë për ta uruar ish-bashkëthemeluesin e partisë është shkelje e hapur e rolit kushtetues. Kjo Presidente nuk përfaqëson unitet, por favorizime dhe përçarje”, shkruan Hoti.

Reagimi i Hotit vjen pasi sot presidentja Osmani shkoj në Mitrovicën e Jugut për ta uruar Faton Pecin për marrjen e mandatit si i pari i kësaj komune.