KRU “Hidromorava” paralajmëron shkyçjen e konsumatorëve me fatura të papaguara
Kompania rajonale e ujësjellësit “Hidromorava” ka bërë thirrje të fundit për konsumatorët që kanë dy ose më shumë fatura të papaguara, duke paralajmëruar fillimin e procedurave për shkyçje nga rrjeti i ujësjellësit dhe procedurat përmbarimore.
KRU “Hidromorava” fton të gjithë konsumatorët që të kryejnë pagesat sa më parë, për të shmangur ndërprerjet.
Për ata që nuk mund të shlyejnë borxhin plotësisht, kompania ofron mundësinë e riprogramimit me këste mujore, duke u paraqitur në zyrat e KRU-së për marrëveshje.
Sipas njoftimit, konsumatorët që bëjnë pagesën e plotë ose nënshkruajnë marrëveshje për riprogramim do të largohen nga lista për shkyçje dhe procedura përmbarimore.
“Kujdesi dhe pagesa e rregullt e ujit ndihmon drejtpërdrejt në përmirësimin e shërbimeve tona. Mos e vononi pagesën!”, bëjnë apel nga KRU “Hidromorava”.