16 ditë afat - mund të ndëshkoheni për faturat e ujit, kujdes!
Foto: Laura Hasani

16 ditë afat - mund të ndëshkoheni për faturat e ujit, kujdes!

Aktuale December 15, 2025 - 10:31

Zëdhënësja e KRU “Prishtina”, Arjeta Mjeku, ka bërë të ditur se borxhi i qytetarëve ndaj kësaj ndërmarrjeje është 45 milionë euro.

Mjeku paralajmëroi qytetarët se nëse nuk i paguajnë faturat edhe 16 ditë, do të shkojnë te përmbaruesi.

“Ne furnizojmë me ujë të pijshëm diku rreth 180 mijë konsumatorë. Tash llogarite, 180 mijë konsumatorë për shtëpi, shumëzoje me 4 ose 5 anëtarë, më pak se gjysma e paguajnë, ndërkaq pjesa tjetër e paguajnë dhe bëjnë fjalë, kështu që nëse nuk paguajnë deri në fund të këtij muaji [borxhi është 45 milionë euro]”, u shpreh Mjeku në Klan Kosova.

Pos të tjerash, Mjeku tha se ditëve të fundit ka pasur turbullira në Ibër-Lepenc, çka ka shkaktuar ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm, problem për të cilin ajo u ka kërkuar falje të gjithë konsumatorëve.