Presidentja Osmani shkon për ta uruar Pecin në Mitrovicë të Jugut, pritet me lule
Aktuale
December 15, 2025 - 10:16
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shkuar në Mitrovicë të Jugut për ta uruar Faton Pecin për detyrën e kryetarit të kësaj komune, për të cilën detyrë u betua të premten e 12 dhjetorit.

Peci priti në takim Osmanin, ndërkohë që aty Presidentja u prit edhe nga dy vajza, të cilat i dhuruan lule.
Osmani uroi Pecin për marrjen e detyrës e ku së bashku vazhduan rrugën për në zyrë të kryetarit e që pas këtij takimi do të ketë deklarim për media. /eo
