Osmani: Mujë Krasniqi dhe shokët e tij zgjodhën atdheun mbi jetën

Osmani: Mujë Krasniqi dhe shokët e tij zgjodhën atdheun mbi jetën

Aktuale December 14, 2025 - 16:58

Presidentja Vjosa Osmani ka përkujtuar  27-vjetorin e rënies heroike të Mujë Krasniqit – Kapuçit, dhe të 41 bashkëluftëtarëve të tij të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në një postim në ‘Facebook’, presidentja Osmani, në përvjetorin e 27-të të rënies heroike të Mujë Krasniqit – Kapuçit, dhe të 41 bashkëluftëtarëve të tij të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka deklaruar se përkulemi me nderimin më të lartë para sakrificës që u bë themel i lirisë sonë.

“Ata ranë për t'u  ngritur në përjetësi, duke u shndërruar në kushtrim të lirisë.  Mujë Krasniqi dhe shokët e tij zgjodhën nderin mbi frikën, atdheun mbi jetën. Gjakut të tyre i detyrohemi ne dhe flamuri i Republikës së Kosovës, i cili sot valon i lirë. Lavdi e përjetshme Mujë Krasniqit dhe 41 dëshmorëve të UÇK-së!”, ka shkruar Osmani.