Kurti nderon mësuesin Osman Jakupi
Aktuale
December 14, 2025 - 13:38
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur nderime dhe pikëllim për ndarjen nga jeta të mësuesit dhe veprimtarit Osman Jakupi, të cilit dje iu dha lamtumira e fundit.

Në mesazhin e tij, Kurti e vlerësoi Osmanin si mësues të mirë dhe patriot të madh, duke theksuar qëndrueshmërinë e tij në burgjet e Serbisë, edhe pse i plagosur, si dhe kontributin e pashlyeshëm në arsim dhe për kombin shqiptar.
“Kujtimi për të është i paharrueshëm, ashtu sikur kontributi i tij,” thuhet në mesazhin e Kryeministrit.
