Kryeziu akuzon qeverinë Kurti: Autostrada “Ibrahim Rugova” është shndërruar në rrugë vdekjeje
Foto: Laura Hasani

Kryeziu akuzon qeverinë Kurti: Autostrada “Ibrahim Rugova” është shndërruar në rrugë vdekjeje

Aktuale December 13, 2025 - 18:08

Kandidati për deputet nga PDK-së, Qëndrim Kryeziu, ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me aksidentet e fundit në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Ai ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti dhe ish-ministrin e Infrastrukturës, Liburn Aliu, për paaftësi, neglizhencë dhe korrupsion, duke thënë se mungesa e mirëmbajtjes dhe mbikëqyrjes po rrezikon jetën e qytetarëve.

Sipas Kryeziut, aksidentet tragjike, përfshirë humbjen e jetës së dy shtetaseve shqiptare ditë më parë në të njëjtin segment rrugor, janë plotësisht të parandalueshme.

Ai ka kërkuar përgjegjësi të drejtpërdrejtë nga qeveria Kurti, duke theksuar se Kosova meriton një qeveri që garanton sigurinë dhe jetën e qytetarëve.

Image