Zulfaj vë faktet përball gënjeshtrave të Gjuriq për sulmin në “Ibër Lepenc”
Këshilltari politik i kryeministrit në detyrë Albin Kurti, Jeton Zulfaj ka demantuar edhe njëherë shefin e diplomacisë serbe Marko Gjuriq në lidhje me kërkesën e tij për kinse hetime mbi sulmin terrorist në Ibër-Lepenc një vit më parë, me qëllim që Serbia të luajë rolin e viktimës para Perëndimit.
“Marko Gjuriq po gënjente vitin e kaluar. Edhe pse, për të qenë i sinqertë, ai e bën këtë gjatë gjithë kohës. Vitin e kaluar ai kërkoi publikisht një hetim për sulmin ndaj kanalit Ibër–Lepenc. Megjithatë, tashmë dihej se ai ishte në dijeni se kush qëndronte pas tij, pasi po atë muaj ishte takuar me terroristin Milan Radoiçiq”, shkruan Zulfaj në platformën “X”.
Marko Djuric was lying last year. Although, to be frank, he does that all the time.
— Jeton Zulfaj (@JetonZulfaj) December 12, 2025
Last year he publicly demanded an investigation into the Ibër–Lepenc canal attack. Yet we already knew he was aware of who was behind it, b/c he met the terrorist Milan Radoiëië that same month. pic.twitter.com/jyD0JKWUpJ