Përlotet vajza e komandant Strugës: UÇK-ja ishte ushtri çlirimi, jo pushtimi

Përlotet vajza e komandant Strugës: UÇK-ja ishte ushtri çlirimi, jo pushtimi

Aktuale December 13, 2025 - 13:46

Në fjalimin emocionues në protestën e organizuar në Shkup, Shqipdona Mazari, vajza e Komandant Strugës, ka theksuar rëndësinë dhe ndihmën historike që ka ofruar Ushtria Çlirimtare e Kosovës për popullin shqiptar.

Ajo ka theksuar se UÇK-ja nuk ishte një ushtri pushtuese, por një ushtri çlirimtare që luftoi për liri.

Në fjalimin e saj, Shqipdona ka theksuar se UÇK-ja ishte përgjigja e një populli që nuk e pranoi kurrë zhdukjen dhe asnjëherë nuk ka pranuar të bëhet i nënshtruar.

“Të nderuar të pranishëm, shqiptarë nga të gjithë trojet shqiptare, bashkëluftëtar të kujtesës sonë historike. Sot nuk jemi mbledhur vetëm për të artikuluar fjalë, por pë të rikthyer  në vetëdijen tonë të përbashkët një kapitull të shenjtë të historisë sonë”.

“Çdo fytyrë këtu është gurthemel i lirisë sonë. Unë si bij dëshmori qëndrojë para jush me një emocion, ndjenjë përgjegjësi dhe plagë e pashërueshme. Emocioni im është simfoni krenarie. UÇK-ja është përgjigja e një populli që nuk e pranoi kurrë zhdukjen dhe ata që e udhëhoqën nuk ishin kurrë kriminel”, tha Mazari. /klankosova