Në përvjetorin e rënies, ecje në nderë të Mujë Krasniqit

Në përvjetorin e rënies, ecje në nderë të Mujë Krasniqit

Aktuale December 13, 2025 - 12:21

Në shënim të përvjetorit të rënies së Mujë Krasniqit dhe bashkuftëtarëve të tij, një grup familjarësh, bashkëluftëtarësh dhe qytetarësh po zhvillojnë sot një ecje përkujtimore përgjatë shtigjeve të zonës ku ai dhe luftëtarë të tjerë të UÇK-së ranë heroikisht, në kufirin Kosovë-Shqipëri, në Pashtrik, në dhjetor të vitit 1998.

Kjo ecje po bëhet për të përkujtuar sakrificën dhe qëndresën e luftëtarëve të lirisë. Pjesëmarrësit po ndjekin shtigjet historike që shënojnë momentet e rënies së heronjve.

Ecja ka për qëllim ruajtjen e kujtesës historike, nderimin e të rënëve dhe përcjelljen e mesazhit të lirisë te brezat e rinj.

Mujë Krasniqi konsiderohet një nga figurat emblematike të UÇK-së në Dukagjin, ndërsa rënia e tij (14 dhjetor 1998) mbetet simbol i sakrificës për lirinë e Kosovës. /rtk