Begaj uron kreun e ri të SPAK-ut
Foto: Laura Hasani

Begaj uron kreun e ri të SPAK-ut

Aktuale December 11, 2025 - 23:03

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar kreun e ri të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit (SPAK), Klodjan Braho, duke e vlerësuar rolin e tij si një mision të rëndësishëm për vendin.

Përmes një postimi në platformën X, Begaj theksoi se drejtimi i SPAK-ut kërkon vendosmëri, integritet dhe guxim, duke theksuar se kjo është një mundësi për të forcuar besimin e qytetarëve te drejtësia.

“Urime Kreut të ri të SPAK, z. Klodjan Braho! Drejtimi i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit është përgjegjësi e lartë dhe njëkohësisht një mundësi për të forcuar besimin e qytetarëve te drejtësia. SPAK nën drejtimin e Z. Altin Dumani, ka dhënë rezultate konkrete në këtë drejtim. Forcimi i luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar kërkon vendosmëri, integritet dhe guxim. Suksese në këtë mision të rëndësishëm për vendin!”, ka shkruar Begaj.