Kurti emëron Imri Demelezin ministër në detyrë të Bujqësisë

Kurti emëron Imri Demelezin ministër në detyrë të Bujqësisë

Aktuale December 11, 2025 - 18:02

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot Imri Demelezin, Ministër në detyrë në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Sipas ZKM-së, ai do ta zëvendësoj Faton Peci, i cili merr detyrën e Kryetarit të Komunës jugore të Mitrovicës, pas zgjedhjeve lokale të 9 nëntorit, raporton Zeri.info.